Kategoria e Parë ka hyrë në një fazë të nxehtë tashmë ku gabimet mund të kushtojnë shtrenjtë. Ditën e dielë, duke filluar nga ora 14:00 do të luhen pesë takime për javën e nëntë të saj. Përballja më e rëndësishme është ajo mes Apolonisë dhe Bylisit.
Dy skuadrat ndodhen në dy vendet e para, ekipi ballshiot kryeson me meritë në kuotën e 22 pikëve, me shtatë fitore një barazim e asnjë humbje, diferenca me fierakët në renditje është 5 pikë larg e për Apoloninë detyra e vetme është vetëm fitorja për të shkurtuar diferencën në klasifikim. Vora pa trajner pas shkarkimit të Mërgjyshit do të presë Korabin, në një ndeshje ku nuk ka favoritë.
Lushnja kërkon të dalë nga zona e ftohte dhe për ta bërë këtë duhet të fitojë ndaj Kastriotit. Në takimet e tjera Besa do të presë Luzin dhe Burreli do të luajë ndaj Flamurtarit. Kjo javë do të mbyllet me takimin AF Elbasani-Tomori, sfidë që do të luhet në orën 17:00.
JAVA E NËNTË KATEGORIA E PARË
29/10/2023
14:00
Vora - Korabi
14:00
Lushnja - Kastrioti
14:00
Apolonia - Bylis
14:00
Besa - Luzi 2008
14:00
Burreli - Flamurtari
17:00
AF Elbasani- Tomori