Mohamed Salah do të arrijë një sukses të rrallë në historinë e Liverpoolit.
Kjo nëse shënon gol në ndeshjen e nesërme kundër Nottingham Forestit.
Salah ka shënuar në të katër ndeshjet e Liverpoolit si vendas këtë sezon, kundër Bournemouthit, Aston Villas, West Ham United dhe së fundmi ndaj Evertonit.
Nëse Salah shënon nesër kundër Nottinghamit, ai do të bëhet vetëm lojtari i tretë në historinë e klubit që shënon në secilën prej pesë ndeshjeve hapëse të Liverpoolit në një sezon.