Egnatia befasohet në shtesë, ndërkohë që Partizani fiton në në “frymën e fundit”. Skuadra nga Rrogozhina e mbylli në barazim 1-1 duelin në Korçë përballë Skënderbeut vendas.
Azeri Vusal Isgandarli realizoi për Egnatian në minutën e tretë, ndërkohë që juglindorët gjetën golin e barazimit në minutat shtesë. Me anë të nigerianit Nnamdi Franklin Ahanonu.
Egnatia mbetet në krye të renditjes me 20 pikë, por tashmë e ndan vendin e parë me Partizanin .
Me kampionët në fuqi që kanë zhvilluar një takim më pak.
“Demat” iu falën golit të Albers Kekos në minutën e dytë shtesë për të thyer 0-1 Teutën. Skuadra e Abilaliajt ndodhet në formë shumë të mirë, teksa ka fituar tri ndeshjet e fundit në kampionatin shqiptar të futbollit.