Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur pas humbjes së sotme të skuadrës së tij në “El Clasico”.
Barcelona u mposht si vendase në stadiumin “Olimpico” nga Real Madridi me rezultat 2:1.
Xavi tha se skuadra e tij luajti një ndeshje të mirë, por që nuk ishte e mjaftueshme për ta fituar ndeshjen.
“Unë mendoj që edhe një barazim nuk do të reflektonte atë që pamë ne sot në fushë. Mendoj që ne luajtëm një lojë të mirë por ne humbëm. Është një rezultat i keq edhe pse luajtëm një ndeshje të mirë. Ne nuk humbëm për shkak të referit. Qëllimi është për ta fituar ligën dhe kjo nuk ka mbaruar”, tha Xavi.
Barcelona tani renditet në vendin e tretë në La Liga në kuotën e 24 pikëve, katër sosh më pak se Reali që zë vendin e parë.