Juventusi ka fituar me rezultat minimal (1:0) ndaj Veronës.
Dy gola të Juves u anuluan dhe të dyja të futbollistit Kean.
E para, në minutën e 13-të për shkak të pozitës jashtë loje.
E dyta, në minutën e 53-të, për shkak të një faulli.
Të dyja pas shikimit të sistemit VAR.
Juve fitoi me golin e minutës 90+7 falë golit të Andrea Cambiasos.
Juventusi kryeson me 23 pikë, pasojnë Interi me 22 pikë (një ndeshje më pak), Milani 21 (një ndeshje më pak), ndërsa Verona renditet në pozitën e 16-të me 8 sosh.