Rrethi i dytë i garave në elitën e futbolli tmaqedonas Shkëndijën e sheh vendase të Voska Sport në duelin e xhiros së 12-të.
Lideri i renditjes kërkon tre pikë përballë Voskës për të ruajtur vendin e parë dhe për të vazhduar garën për titullin kampion.
"Shkëndija synon të mbyllë edhe dy raundet tjera, ashtu si rrethin e parë kur pas 11-të xhirove treguam më shumë se çdo skuadër tjetër dhe etapën e parë e mbyllëm si lider.
Skuadra nga Ohri, Voska Sport është kundërshtari i radhës dhe skuadra objektiv të vetëm në këtë duel ka fitoren. Në duelin e parë në start të këtij sezoni vendosi një gol i Aganspahiçit në kohën shtesë, duke na dhënë triumf 1:0, derisa tre pikë kërkojmë edhe nesër në Tetovë.
Voska Sport është debutuese në elitë dhe në 11-të xhirot e para gurmbulloi 11-të pikë me efekt 3 fitore, 2 barazime dhe 6 humbje. Pika më e fortë e tyre është sulmuesi Aleksa Marushiq, i cili me 10 realizime është golashënuesi më i mirë i pjesës së deritashme të kampionatit. Në mesjavë Voska eliminoi nga Kupa Strugën (barazim 0:0 dhe 4:1 me penalti) dhe me atmosferë pozitive udhëtojnë drejt Tetovës.
Pa pezullime dhe lëndime, shefi i stafit teknik Ardian Nuhiu ka formacion të plotë nëse shohim titullarët nga ndeshjet e deritashme (përjashtuar të lënduarit Ramadani dhe Merxhani).
Përballja Shkëndija-Voska zhvillohet të dielën me fillim në orën 13:00 në stadiumin e qytetit në Tetovë", njofton FC Shkëndija.