Kambiaso: Jemi të parët, ky kartoni më i bukur i karrierës

Futboll

Kambiaso: Jemi të parët, ky kartoni më i bukur i karrierës

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 23:52
Kambiaso

Andrea Kambiaso u shndërrua në një hero te Juventusi në duelin ndaj Veronës, duke shënuar golin e fitores. Ky ishte realizimi i parë i mesfushorit në Serinë A me fanellën e Juventusit. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, 23-vjeçari ndër të tjera deklaroi:

“Shënova një gol shumë të rëndësishëm, jam shumë i lumtur. Është një fitore që ka rëndësi sepse jemi të parët në tabelë për disa orë të paktën.

Kartoni i verdhë? Ishte ndëshkimi më i bukur i karrierës sime. Ishte një mbrëmje pak e keqe, krijuam shumë mundësi: ishim të pafat në dy episodet ku ndërhyri VAR-i, por e rëndësishme ishte fitorja.

Është një sukses që na jep vazhdimësi dhe na jep shpresë për të ardhmen”, deklaroi Kambiaso..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat