Juventusi iu fal golit të Kambiasos në minutën e 96-të, në duelin ndaj Veronës.
Bardhezinjtë falë këtij triumfi u ngjitën përkohësisht në krye. Ky sukses ishte special edhe për trajnerin Alegri, pasi ishte i 100 në shtëpi pa pësuar gol.
Kësisoj Alegri është bërë trajneri i dytë në historinë e Juventusit që regjistron 100 ndeshje pa pësur gol në shtëpi në të gjitha garat.
Vendin e parë momentalisht e mban Xhovani Trapatoni, me 150 ndeshje pa pësuar gol në shtëpi, në të gjitha kompeticionet..