Është ditë e rezultateve të thella në Bundesligë.
Pas suksesit 8-0 të Bayernit përballë Darmstadtit, vjen rezultati tenistik në Leipzig – Koln, e mbyllur 6-0.
Një humbje e turpshme për ekipin mik, që u shpërfytyrua që në pjesën e parë, duke pësuar katër gola.
E hapi serinë Timo Werner me 11-metërsh që në minutën e 15-të, për të ardhur me pas te golat e shënuar në fundin e fraksionit hapës nga Openda (40’, 45+3’) dhe Raum 43’.
Edhe pjesa e dytë u dominua nga vendësit, që shënuar edhe dy herë të tjera me Seskon dhe Baumgartnerin.
Leipzigu me tri pikët e radhës ruan vendin e katër me 20 pikë, tri më pak se Bayerni kryesues, ndërsa Kolni mbetet në vendin e parafundit me vetëm katër pikë.