Roma luan ndaj Inter të dielën në orën 18:00, teksa publiku zikaltër i San Siros pret me padurim për të vërshëllyer në kor Romelu Lukakun. Ultrasit e Inter ndjehen të tradhtuar nga belgu që në verë premtoi rikthimin te Inter dhe më pas flirtoi me Juventus, për të përfunduar te Roma.
Megjithatë, belgu duket se nuk e ndjen presionin para ndeshjes dhe mediat zbulojnë se sulmuesi i është rrëfyer shokëve të skuadrës se kontestimet e tifozëve as që nuk i bëjnë përshtypje.
“Unë nuk kam frikë” i ka thënë Lukaku miqve të tij te Roma.
Kujtojmë se atmosfera është mjaft e ndezur me ultrasit e Inter që në më shumë se një rast kanë paralajmëruar protesta të fuqishme ndaj Lukakut për t’i dhënë sipas tyre atë që meriton një tradhtar.
Ndeshjen mes Inter dhe Romës.