Skuadra e Voska Sport nga Ohri ka arritur pikë në Tetovë ndaj liderit Shkëndijes.
Përballja mes skuadrave shqiptare u karakterizua me lojë të mirë (1:1) dhe befasi është Voska që kthehet me pikë të madhe.
Bajrami në minutën e 47-të shënoi për Voskën dhe Shala në atë të 73-të për Shkëndijen.
Shkëndija e humb pozitën e liderit.
Shkupi kryeson me 25 pikë, duke lënë pas Shkëndijen me 25, Struga Tl 21 dhe Voska renditet në vend të 11-të me 12 pikë pas 12 jave në elitën e futbollit maqedonas.