Skuadra shqiptare Shkupi ka treguar lojë të madhe, duke e dërrmuar me rezultat 3:0 Rabotniçkin.
Shkupjanët marrin kreun e tabelës falë dështimit të Shkëndijes së Tetovës në duel (1:1) me Voska Sport.
Golat i realizuan Queven (39’ e 74’) dhe Kuka (52’).
Shkupi kryeson me 25 pikë, duke lënë pas Shkëndijen me 25, Struga Tl 21 dhe Rabotniçki renditet në vend të 9-të me 13 pikë pas 12 jave në elitën e futbollit maqedonas.