Gara me makina në “Automobile Fair Albania”, Veliaj: I kanë sjellë Tiranës shpejtësinë e modernizimit

Futboll

Gara me makina në “Automobile Fair Albania”, Veliaj: I kanë sjellë Tiranës shpejtësinë e modernizimit

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 16:10
Pamje

Në ditët e “Automotive Fair Albania”, ngjarja më e madhe për të apasionuarit pas automjeteve, Tirana është shndërruar në një pistë garash me makina, e cila mblodhi bashkë prodhues e koleksionistë të industrisë se automobilizmit.

Garën e makinave e ndoqi dje edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në sheshin “Nënë Tereza”. Ai tha se “Automotive Fair Albania” i ka sjellë qytetit adrenalinën e garave me makina dhe u shpreh mirënjohës për organizatorët e panairit.

“I keni sjellë Tiranës një shpejtësi të jashtëzakonshme, jo vetëm shpejtësinë e makinave dhe motorëve, por shpejtësinë e ritmit të transformimit dhe të modernizimit.

Ndaj, jam shumë mirënjohës për të gjithë ata që kanë qenë mbrapa kuintave, për ata që e kanë kthyer qytetin në një arenë të vërtetë europiane.

Jam vërtet krenar për secilin vajzë e djalë, që ka bërë kaq shumë përpjekje, ka dhënë kaq shumë energji, ka hedhur kaq shumë mund e ka duruar kaq shumë kohë për ta kthyer Tiranën në një histori suksesi, dhe për këtë panair të jashtëzakonshëm”, tha Veliaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat