Lille bindi në takimin e javës së dhjetë të Ligue 1 ndaj Monacos, sfidë të cilën e fitoi me rezultatin 2-0.
Protagonist në këtë takim ishte sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, i cili dhuroi asist në të dyja golat.
Takimi u zhbllokua në minutën e 32’ kur pas asistit të Zhegrovës, Cavaleiro kaloi Lille në avantazh.
Ndërsa dhjetë minuta më pas përsëri me asist të Zhegrovës, Diakite realizoi golin e dytë për ekipin e tij dhe vulosi këtë takim.
Pas javës së dhjetë të Ligue 1 Lille renditet në vend të katërt me 18 pikë, teksa Monaco në vend të tretë me 20 pikë.