Migen Memelli nuk do të jetë më trajner i Vllaznisë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi kuqeblu përmes një njoftimi në rrjetet soaciale.
"Klubi i Futbollit Vllaznia njofton ndërprerjen me mirëkuptim të dy palëve marrëveshjen me trajnerin Migen Memelli.
Falenderojmë trajnerin për gjithë kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe nën drejtimin e Vllaznisë.
Pavarësisht pozicionit jo të mire të renditjes aktuale te ekipit tonë, ne vlerësojmë maksimalisht përpjekjet, ndershmërinë, integritetin e trajnerit Memelli dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme", njofton Vllaznia.