Trajneri i Dritës, Akis Vavalis, është shfaqur i pakënaqur pas barazimit me Lirinë.
Sipas tij rastet nuk munguan mirëpo nuk shënuan dhe kjo i kushtoi.
“Kishim shumë shanse, por nuk shënuam.
Kur nuk shënon natyrisht vjen dënimi. Blerim Krasniqi ka pasur një problem në pjesën e parë dhe është dashur ta zëvendësojmë.
Jam i kënaqur me disa lojtarë, por në përgjithësi nuk jam i kënaqur pasi ishim egoistë dhe kjo na kushtoi”, ka thënë Vavalis. Në mesjavë Drita luan me Ballkanin. “
Secila ndeshje është e rëndësishme. Tani e kemi derbin, por nuk kemi shumë kohë të përgatitemi”.