Momente tensioni dhe paniku për skuadrën e Lyon e në veçanti për trajnerin Fabio Grosso para ndeshjes me OM në Marseille.
Sipas raportimeve të medieve franceze, autobusi i OL është sulmuar ndërkohë që po transportonte skuadrën drejt stadiumit, me tifozët e Marseille që e gjuajtën mjetin me gurë, duke thyer nga xhamat dhe duke goditur në fytyrë trajnerin Grosso.
Grosso ka zbritur nga autobusi i gjakosur, ndërsa zëvendësi i tij Raffaele Longo është goditur në sy.
Lojtarët u tronditën dhe panë disa copëza xhami që binin si shi brenda autobusit, por deri më tani nuk raportohet për lojtarë të lënduar.
“Derbi” mes trajnerëve italianë Gennaro Gattusos dhe Fabio Grossosnis në orën 20:45.