Kosova e Dusseldorfit ka arkëtuar tre pikë të reja dhe shumë domethënëse në kuadër të javës së 12-të të Bezirksliga.
Futbollistët kuqezi dominuan përballjen ndaj Viktoria Buchholzit, duke triumfuar me rezultat 4:1.
Pjesa e parë ishte në disfavor por në pjesën e dytë u “zgjuan nga gjumi” duke e shpartalluar rivalin.
Pesë vendet e para
1. SG Benrath-Hassels 12 11 1 0 46:12 34
2. TSV Eller 04 12 11 0 1 44:15 33
3. Kosova 12 10 1 1 41:11 31
4. DJK Gnadental 12 7 3 2 41:20 24
5. TV Kalkum-Wittlaer 12 5 5 2 33:22 20
“Edhe 3 pikë plus në llogarinë tonë.
Klubi ynë triumfon me një rezultat 4:1 kundër Viktoria Buchholz.
Ku në pjesën e parë ishim në disavantazh 0:1 me golin e shënuar nga kundërshtari Yves Mumpa Mbo (30’).
Me të filluar pjesa dytë ekipi ynë vazhdoi të bëjë presion ku brenda 6 minutave shënoi 3 herë me Khalid Al Bazaz (53’) Max Stellmach (56’) dhe Arton Tolaj (59’) me këtë ritëm vazhduan edhe në minutat e mbetura të ndeshjes ku ne mundëm të shënojmë edhe më shumë, në fund për rezultatin përfundimtarë 4:1 u përkujdes përsërin Max Stellmach (67’)
Faleminderit për përkrahjen ndërsa ne vazhdojmë javën e radhës ku jemi si mysafir i Sparta Bilk”, njofton FC Kosova.