Kombëtarja e Kosovës e të amputuarve e ka përmbyllur me barazim debutimin në Ligën e Kombeve.
Ndeshja me Shqipërinë është mbyllur me rezultat 1-1.
Në ditën e parë të garave Kombëtarja e Kosovës është mposhtur nga Skoacia e Azerbejxhani e sot në ditën e dytë edhe nga Holanda.
Gara është mbajtur në Skoci nën organizimin e Federatës Evropiane të Futbollit për të Amputuarit (EAFF) në bashkëpunim me UEFA-n. Kosova ishte pjesë e Ligës D bashkë me Skocinë, Azerbejxhanin, Holandën dhe Shqipërinë.
Kjo ishte hera e parë që Kombëtarja e Kosovës e të amputuarve mori pjesë në një garë të këtij niveli.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka thënë se për ekipin e Kosovës, kjo ishte një përvojë e rëndësishme.
"Federata e Futbollit e Kosovës do të vazhdojë të promovojë gjithëpërfshirjen në futboll dhe të mbështesë të gjitha grupet e shoqërisë për të shijuar bukurinë e lojës së futbollit", është shprehur ai.