Edhe pse e nisi nga stoli duke zëvendësuar Çalhanoglunë në minutën e 75-të, mesfushori shqiptar, Kristajn Asllani, u fut shumë mirë në lojë, duke kapur ritmin e ndeshjes, teksa i dhuroi një top spektakolar Dimarkos, i cili më pas e shndërroi në një asist për Turam që nuk fali brenda zonës.
Asllani qëndroi në fushë për afro 20 minuta, teksa nuk munguan elozhet nga mediat italiane.
Nga minuta e 75-të Asllani 6.5 – Hyn dhe gjuan: lojtar me personalitet. Më pas dërgon Dimarcon te korsi nga ku erdhi dhe goli i 1-0: më shumë se promovuar).
VLERËSIMI I SPORTMEDIASET:
Asllani 6 – Aksioni që çoi në golin e Turamit nis nga këmbët e tij, me shqiptarin që kap Dimarkon në kohën e duhur.