Futbollisti Olivier Giroud është kreator që Milani mori pikë në terrenin e nxehtë "Diego Armando Maradona" në Napoli.
Napoli ndahet baras (2:2) me Milanin, në një ndeshje me kthesa në rezultat.
Milani ka avancuar me rezultat 0:2 me golat e futbollistit Olivier Giroud në minutën e 22-të e 31-të.
Politano në minutën e 50-të dhe Raspadori në atë të 63-tën, shënuan dhe barazuan rezultatin 2:2.
Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, u paraqit titullar për Napolin dhe u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë.
Natan i Napolit në minutën e 89-të u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.
Pas javës së 10-të në Serie A, Interi kryeson me 25 pikë, pasojnë Juventusi me 23, Milani 22 e Napoli 18 pikë etj.