Gjërat nuk po shkojnë mirë te Milani dhe përveç rezultateve, mjafton të shohësh se çfarë ka ndodhur mes lojtarëve kryesorë dhe trajnerit Pioli.
Pas humbjes me PSG-në ai pati një përplasje në distancë me kapitenin Kalabria, ndërkohë që pas barazimit të sotëm ata që e kanë kundërshtuar publikisht kanë qenë dy sulmuesit kryesorë, Zhiru dhe Leao.
Francezi replikoi në fushë dhe pasi u zëvendësua nuk shkoi t’i jepte as dorën, por u ul mbi një termus dhe e ndoqi ndeshjen i vetmuar.
Ndërkohë pak më vonë edhe Leao (siç tregon foto) i ka kërkuar llogari për zëvendësimin.
Situatë goxha e tensionuar në kampin kuqezi dhe ndoshta për këtë arsye klubi po mendon të rikthejë Ibrën, por këtë herë si ndihmës të Piolit dhe në rolin e menaxherit të skuadrës.