Që kur u bashkua me Real Betis në verë, Isco Alarcon ka qenë në formë të shkëlqyer.
Ish-mesfushori i Real Madridit pati vështirësi te Sevilla, por riktheu shkëlqimin e tij që kur kalon në anën bardheblu të Andaluzisë.
Isco bëri një tjetër paraqitje të shkëlqyer të dielën, teksa Real Betis mposhti Osasunan me rezultatin 2:1. Ai asistoi te goli i parë i shënuar nga Willian Jose, përpara se të shënonte golin e fitores në minutën e 95-të.
Duke folur pas ndeshjes, 31-vjeçari zbuloi ambiciet e tij për t’u rikthyer te Kombëtarja e Spanjës, ku nuk ka qenë që nga ditët e tij në Real Madrid.
“Shpresoj se mund të rikthehem në kombëtare, është arritja më e madhe për një futbollist. Jam i kënaqur me punën që bëj, por kombëtarja varet nga ajo që bëj në fushë. Nëse ai shpërblim vjen një ditë, do të jem i lumtur”, tha ai
Në bazë të paraqitjeve të tij për Real Betisin, nuk do të ishte befasi nëse Isco ftohet nga Luis de la Fuente për ndeshjet e nëntorit