Manchester United është mposhtur në shtëpi nga Manchester City me rezultatin e thellë 0-3.
Pas ndeshjes për mediet angleze ka folur trajneri i United, Erik ten Hag, duke u shprehur i kënaqur me shpirtin luftarak të ekipit të tij.
“Tre ndeshjet e mëparshme, i fituam dhe shpirtin luftarak e kemi të mirë, kështu që mendoj se po shkojmë përpara. Fillimi ishte i vështirë, por tani jemi duke u ngritur.”, tha ten Hag.
Manchester United pas 10 ndeshjeve të para të Premier League këtë sezon, gjendet në pozitën e 8 me 15 pikë të grumbulluara.