Nicolo Fagioli pritet të nënshkruajë një kontratë të re te Juventusi, bën të ditur gazetari i njohur, Fabrizio Romano.
Juventusi nuk po brengoset për skandalin e basteve dhe suspendimin e Fagiolit, pasi që i ka ofruar kontratë të re mesfushorit deri në qershor të vitit 2028.
Klubi po tregon përkrahje dhe besim në Fagiolin, pasi që kontrata aktuale e tij nuk skadonte edhe për tri vitet e ardhshme.
Fagioli së fundmi u suspendua nga të gjitha aktivitetet që lidhen me futbollin për shkak të skandalit me baste në Itali.
Po ashtu, Juventusi do t’ia rris edhe pagën Fagiolit.