Humbja e derbit në shtëpi ndaj Mançester Sitit nuk është pritur mirë në “Old Trafford”.
Trajneri i Junajtid, Erik Ten Hag, pas ndeshjes ka qenë i zhgënjyer nga paraqitja e të tijve dhe sapo ekipi ka hyrë në dhomat e zhveshjes ai ka gjetur një mënyrë të pazakontë ndëshkimi, poshtërim psikologjik, për lojtarët e tij.
Trajneri i Mançester Junajtid ishte i tërbuar për mënyrën se si skuadra e tij u shpërbë në pjesën e dytë.
Tabloidi “The Sun” ka zbuluar veprimin e pazakontë të trajnerit holandez ndaj “Djajve të Kuq”. Ten Hag i detyroi lojtarët e tij të uleshin të qetë dhe të dëgjonin lojtarët e Mançester Sitit që festonin fitoren në anën tjetër të tunelit të stadiumit.
Holandezi gjithashtu donte që lojtarët e tij të dëgjonin thirrjet tallëse të mysafirëve, Ai gjithashtu donte që ata të dëgjonin tifozët jashtë që ende përshëndesin heronjtë e tyre pasi e kishin mposhtur plotësisht Junajtin.
Holandezi kishte planifikuar t’u jepte lojtarëve të tij një ditë pushimi nëse ata do të kishin mundur kampionët e Premier Ligës.