Moggi: Dy gabimet e kuqezinjve e barazuan rezultatin nga 2-0 në 2-2

Futboll

Moggi: Dy gabimet e kuqezinjve e barazuan rezultatin nga 2-0 në 2-2

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 12:57
Moggi

“Në atë moment erdhi në mendje masakra e Heyselit, por edhe Calciopoli me aktorët e tij”. I ftuar si çdo të martë në faqet e “Libero”, Luciano Moggi i analizoi kështu ngjarjet e dhunshme që anuluan ndeshjen Marseille-Lyon në Francë, goditjen me gurë të trajnerit mik Fabio Grosso, të cilit iu nevojitën 13 qepje në vetullën e dëmtuar.

Hapësirë ​edhe ​për kampionatin italian

. Gjatë komentit, Moggi iu përkushtua si zakonisht javës së fundit të Serie A: “Napoli-Milan përfundoi me një rezultat 2-2, që i la të pakënaqur të gjithë. Duhej të ishte ndeshja e krahëve të majtë, por në vend të kësaj dolën në pah krahët e djathtë, me Calabria dhe Pulisiç për kuqezinjtë, si dhe Politano për napolitanët.

Milani dominoi në fillim dhe kaloi në avantazh 2-0 me Giroud, por dëmtimi i Kalulu i komplikoi gjërat, duke e detyruar Piolin të aktivizonte Pellegrino e papërshtatshëm, i cili u tall nga Politano në golin e rezultatit 2-1.

Maignan bëri pjesën tjetër, duke gabuar në pozicionimin e barrierës dhe kapur gafil në shtyllën e tij nga gjuajtja e lirë e Raspadorit për 2-2 përfundimtar.

Mund të thuhet se skuadra e Garcias barazoi falë dy gabimeve të kuqezinjve dhe jo sepse e dominoi kundërshtarin”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat