De Bruynen e duan klubet e Arabisë Saudite

Futboll

De Bruynen e duan klubet e Arabisë Saudite

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 13:31
De Bruyne

Saudi Pro League ia ka mësyrë Kevin de Bruynen.

Mesfushori i Manchester Cityt qe një kohë të gjatë ka përfunduar në shënjestër të Arabisë Saudite dhe është bërë një objektiv primar.

Pra, pas Mohamed Salah, në verën e ardhshme edhe një yll tjetër mund të largohet nga Premierliga.

Sipas portalit “FootballInsider”, mesfushori belg është i lumtur në skuadrën që drejtohet nga trajneri Pep Guardiola, por çështjet ekonomike mund ta bindin atë që të largohet nga Etihad Stadium në muajt e ardhshëm.

Sigurisht, në janar do të mbetet në Manchester City, por “Citizens” mund ta shesin atë për 57 milionë euro gjatë verës që vjen..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat