Daliq publikon listën e Kroacisë për ndeshjet e ardhshme me Armeninë dhe Letoninë
Selektori i Kroacisë, Zlatko Daliç, ka publikuar listën për ndeshjet e ardhshme me Armeninë (mysafir) dhe Letoninë në shtëpi, në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian që vitin e ardhshëm do të mbahet në Gjermani.
Kroatëve iu duhen dy fitore në dy ndeshjet e mbetura dhe një fitore e mundshme ndaj Uellsit, që luan kundër Turqisë në shtëpi dhe Armenisë si mysafire.
Kroacia aktualisht është e treta në grup me 10 pikë, po aq sa edhe Uellsi i vendit të dytë, ndërsa Turqia si kryesuese me 16 pikë tashmë e ka siguruar vendin në EURO.
Në listën e Daliqit janë këta lojtarë:
Portierë: Dominik Livakoviç, Ivica Ivushiq, Nedilko Labroviq
Mbrojtja: Domagoj Vida, Josip Juranoviq, Joshko Gvardiol, Borna Sosa, Josip Stanishiq, Josip Shutalo, Martin Erliq, Marin Pongraciç
Mesfusha: Luka Modriç, Mateo Kovaçiq, Marcelo Brozoviç, Mario Pasaliq, Lovro Majer, Luka Ivanushec, Luka Suçiç, Nikola Moro
Sulmi: Andrej Kramariq, Bruno Petkoviq, Marko Pjaca, Ante Budimir.