Skuadra e Chelsea ka vendosur të largojë mbrojtësin Trevoh Chalobah.
Mësohet se 24-vjeçari anglez i është ofruar ekipit gjerman të Borussia Dortmund. Këtë sezon, Chalobah nuk ka luajtur asnjë ndeshje me blutë e Londrës këtë sezon.
Sipas “Bild 24”, pritet që marrëveshja të mbyllet së shpejti dhe transferimi të finalizohet në merkaton e janarit.
Edhe Chalobah e ka pranuar këtë transferim, ku shpreson të ndjekë gjurmët e patriotëve të tij Jadon Sancho e Jude Bellingham, që kanë shkëlqyer me skuadrën e Dortmund.
Chalobah nuk bën pjesë në planet e trajnerit Pochettino, që ka dhënë miratimin e tij për largimin e mbrojtësit, që dikur ka qenë edhe pjesë e kombëtares U-21 të Anglisë. Në dy sezonet paraardhëse, lojtari koleksionoi 53 ndeshje e 4 gola me Chelsea. Kostoja e këtij transferimi pritet të jetë 15-20 milionë euro.