Klubi anglez konfirmon trajnerin e ri!
QPR ka prezantuar trajnerin e ri Martin Sifuentes në krye të stolit, i cili vjen Suedia.
41-vjeçari vjen nga Hamarbi, klub që ka si aksioner edhe legjendën e futbollit, Zlatan Ibrahimoviç.
Spanjolli ka marrë drejtimin e QPR që ndodhet në Championship për të zëvendësuar të shkarkuarin Gareth Ainsuorth dhe ka si objektiv të shpëtojë skuadrën nga rënia një kategori më poshtë.