Albi Doka, Fjoart Jonuzi dhe Ardit Deliu janë tre lojtarët të cilët rrezikojnë të mos luajnë në sfidën e javës së 12-të ndaj Skënderbeut.
Kjo, sepse nëse ndëshkohen me kartonë të verdhë ndaj Teutës, atëherë ata plotësojnë numrin katër të kartelave dhe një javë në bokse.
Të tre lojtarët duhet të jenë të kujdesshëm në 90 minutat e ardhshme në Kategorinë Superiore.
Tirana po vuan nga rezultatet dhe kjo nuk ka nevojë për konfirmim.