Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një komunikate ka bërë të ditur se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen mes Zvicrës dhe Kombëtares së Kosovës.
Zvicra dhe Kosova do të përballen më 18 nëntor, ku ndeshja është e vlefshme për kualifikueset e Evropianit Euro 2024.
Biletat e ndeshjes mund t’i gjeni në linkun që Federata Zvicrane e Futbollit e ka vënë në dispozicion.
Biletat janë të personalizuara.
Linkun për ta blerë biletën e gjeni më poshtë.