Dardanet realizojnë fitoren e radhës në UEFA Ligën e Kombeve në futboll (femrat),
Kosova e ka mposhtur me rezultat 3:1 Maqedoninë e Veriut.
“Një tjetër paraqitje e shkëlqyeshme e futbollisteve të Kombëtares së Kosovës në kuadër të Grupit 5 në Ligën C, e cila rezultoi me fitoren e dytë kundër Maqedonisë së Veriut, me rezultat 3:1.
Përgëzoj futbollistet për fitoren dhe përkushtimin e madh gjatë tërë ndeshjes dhe stafin e kombëtares në krye me trajneren Anneli Andersen për punë të suksesshme.
Uroj që me të njëjtin ritëm të vazhdojmë edhe në ndeshjen e radhës kundër Bullgarisë, e cila do të jetë përcaktuese për pozitën e parë në grup dhe promovim në Ligën B.
Krenar me Ju Dardane!”, ka shkruar Agim Ademi, president i FFK-së.