Carlo Ancelotti prej muajsh përflitet se do të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit sapo të mbyllë këtë sezon me Real Madridin.
Italiani pritet që për herë të parë në karrierën e tij të provojë një aventurë në stolin e një kombëtareje.
Pjesa më e madhe në Brazil ndihen të entuziazmuar për Ancelottin duke e konsideruar si trajnerin e duhur për të rikthyer titullin e Kampionit të Botës.
Megjithatë, ka edhe nga ata që janë kundër italianit dhe së fundmi një figurë mjaft e njohur nuk ngurron të flasë publikisht kundër Ancelottit. Fjala është për Romarion, fitues i Kupës së Botës me Brazilin në Botërorin e vitit 1994. Ish-futbollisti thekson se më e mira për Selecaon është të vazhdojë me trajnerin aktual, Fernando Diniz.
“Ikni me gjithë Ancelottin, dua Deniz deri në fund”, shprehet Romario në një intervistë që ende nuk është publikuar e plotë.