Real Madrid priti përfundimin e ceremonisë së dorëzimit të “Topit të Artë” për të zyrtarizuar rinovimin e kontratës së Vinicius, që do të qëndrojë “Los Blancos” deri në vitin 2027. Por sulmuesi brazilian nuk është i vetmi që pritet të rinovojë me skuadrën madrilène.
Sipas “AS”, brenda kësaj jave pritet të zyrtarizohet edhe rinovimi i brazilianit tjetër Rodrigo.
Ky i fundit pritet të firmosë një kontratë që do të zgjasë deri në vitin 2028. Rodrigo do të ketë një klauzolë largimi që do të kapë shifrën e 1 miliardë euro.
Rodrigo është i dyti në listën e futbollistëve të rinj me të cilët Real Madrid ka arritur një marrëveshje financiare.
Tri lojtarët e tjerë që pritet të rinovojnë kontrata e tyre janë Eder Militano, Eduardo Kamavinga dhe Federiko Valverde. Në këtë mënyrë, klubi garanton një vijueshmëri të këtij grupi kampionësh, një bazë solide për të ardhmen.
Këtij grupi i shtohet edhe kontrata deri në vitin 2029 e Xhud Belingamit apo ajo e Tçouamenit, deri në vitin 2028. Gjithsesi, rinovimi i kontratës së Rodrigos vjen në mes të një sezoni, ku ai ende nuk ka dhënë atë që pritej, teksa numëron 870 minuta pa shënuar gol.