Inter, po kalon një moment të mirë në Serie A dhe në Champions League dhe duket se ekipi zikaltër nuk ka nevojë të transferojë lojtarë në merkaton e janarit, duke parë se Arnautoviç dhe Kuadrado janë drejt rikuperimit. Megjithatë, plani financiar nuk flet për ekipin zikaltër dhe objektivi për verën e ardhshme është që llogaritë të mbyllen me shifra pozitive.
Për ta bërë këtë, është thelbësore që Inter të kërkojë lojtarë me parametra zero, një operacion që Marota dhe ndihmësit e tij dijnë ta bëjnë mirë.
Për repartin e mbrojtjes, emri më i nxehtë është ai i Tiago Djalò, mbrojtësi i Lille nuk ka ndërmend të rinovojë me klubin francez. Skuadra e Interit e ka ndjekur për një kohë të gjatë, që kur portugezi ishte pjesë e PSG. Për sulmin, profili më i pëlqyer është Mehdi Taremi, të cilit i skadon kontrata me Porton.
Sulmuesi iranian e pëlqen si ide një transferim në kampionatin italian. Ekziston edhe një emër për mesfushën, dhe ai është Piotr Zielinski.
Mesfushori polak ende nuk ka arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës me Napolin. Nëse klubi zikaltër ia del të transferojë lojtarin, atëherë një mes Barella-s ose Calhanoglus, në rast të një oferte të domosdoshme, do të largohej nga klubi.