Laçi pret Partizanin në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të kampionatit, me të dyja skuadrat që yjnë në fushë për fitore.
Kurbinasit e Mirel Josës kanë marrë vetëm një pikë në dy ndeshjet e fundit dhe për këtë arsye do të kërkojnë të marrin maksimumin në fushën e tyre përballë kampionëve.
Nga ana tjetër, “demat” duan të qëndrojnë në krye të renditjes së bashku me Egnatian dhe do të bëjnë çmos për fitoren.
Tekniku Josa duket se i ka besuar formacionit të tij “tip”, teksa Abilialiajt i është rikthyer në portë Pano Qirko.
FORMACIONET ZYRTARE:
LAÇI: Dajsinani, Kurti, P. Zhunior, Dajko, Qato, Manellari, Kryeziu, Ujka, Bajramaj, Melo, Sobouale.
Trajner: Mirel Josa
PARTIZANI: Qirko, Murataj, Preka, Bilali, Antanaskoski, Rrapaj, Mehmeti, Maget, Sembene, Cara, Mensah.
Trajner: Arbër Abilaliaj.