E përditshmja sportive “Le 10 Sport”, zbulon se skuadra e PSZH është duke vëzhguar nga afër mbrojtësin uruguajan Matias Oliveira, që luan në Serie A me kampionët e Napoli.
26-vjeçari është në sezonin e dytë me skuadrën italiane, por këtë vit nuk është aktivizuar thuajse fare nga trajneri Rudi Garsia. Oliveira luan si mbrojtës i majtë, aty ku PSZH ka mjaft probleme, si pasojë e dëmtimit të Nuno Mendes.
Ndërsa Lavin Kurzava nuk jep shumë garanci për trajneri Luis Enrike, që i ka kërkuar klubit të ndërhyjë në merkaton e janarit.
Uruguajani ka një kontratë deri në vitin 2027 me Napoli, duke duke qenë se nuk luan fare, kampionët e Italisë janë gati ta lënë të lirë. Kostoja e kartonit të tij është rreth 15 milionë euro.
Sipas mediave franceze, Oliveira është përforcimi i duhur për skuadrën e PSZH. Prej dy vitesh, Matias Oliveira është edhe pjesë e kombëtares së Uruguajit, ku në 15 ndeshje ka realizuar edhe një gol.