Ballkani i Therandës, kampion në fuqi, nuk njeh rival në elitën e futbollit të Kosovës.
Therandasit shënuan fitore me rezultat 1:0 ndaj Dritës së Gjilanit, në kuadër të derbit të madh të javës së 12-të.
Kampioni e njofton Dritën me humbjen e parë.
Ballkani ka tani 9 fitore e 2 barazime, pa humbje dhe Drita 6 fitore, 4 barazime e 1 humbje.
Futbollisti Lumbardh Dellova ka shënuar nga gjuajtja e lirë dhe ndër golat më të bukura në Superligën e Kosovës.
Në minutën e 90+2, shtylla e majtë e ka shpëtuar Dritën.
Ndeshje u karakterizua me një lojë mesatare dhe me pak raste shënimi.
Ballkani kryeson me 29 pikë, duke lënë Dritën me 22 sosh në pozitën e dytë.
Në javën e ardhshme, Ballkani luan në konak të Gjilanit dhe Drita në Klinë ndaj Dukagjinit.