Struga Trim Lum, kampion në fuqi i Maqedonisë së Veriut, ka treguar lojë të madhe sidomos në pjesën e dytë, ku e mbushën portën e Vardarit të Shkupit.
Skuadra shqiptare e ka turpëruar me rezultat 4:0 Vardarin e Shkupit në kuadër të ndeshjes së mbetu të javës së pestë.
Pjesa e parë mbyllet baras (0:0) por e dyta ishte një këngë tjetër dhe një Strugë ashtu siç i ka hije.
Futbollistët Besart Ibraimi (56'), Mentor Mazrekaj (75'), Hadis Tairi (84') e Senad Jaroviq (90+4’), realizuan për fitoren e thellë të Strugës.
Pas javës së 12-të, tre skuadra shqiptare janë në tre vendet e para, Shkupi kryeson me 25 pikë, pasojnë Shkëndija me 25, Struga Trim Lum 24 dhe Vardari renditet në fund (i 12-ti) me 11 pikë.