Hasani: Jemi të bashkuar për të kaluar ngërçin
Florent Hasani ishte heroi i fitores së Tiranës ndaj Teutës, ku shënoi dy gola.
Sulmuesi tregoi arsyen se pse nuk ëhstë i lumtur pas këtyre dy golave, por beson se duke qenë të bashkuar Tirana do ta kalojë ngërçin.
8 gola në 11 javë, por nuk dukesh i lumtur?
“Normalisht nuk mund të jem shumë i lumtur, pasi është një pozitë që nuk na takon si ekip.
Gjithsesi, pas kësaj fitore duhet të kalojmë ngërçin. Gjatë kësaj periudhe kam parë që skuadra, stafi dhe drejtuesit janë të bashkuar për të kaluar ngërçin. Vetëm duke qenë të gjithë bashkë mund të arrijmë që të kalojmë situatën.
Besoj se kjo fitore do ta lehtësojë grupin. Le të vazhdojmë formën e mirë si sot me fitore dhe të ecim përpara, tha Hasani.