Milani është në kërkim të një mbrojtësi, pasi mungesat nga dëmtimet këtë sezon kanë qenë të shumta.
Të fundit që i janë bashkuar listës janë Pierre Kalulu dhe Marco Pellegrino.
Klubi kuqezi po mendon të ndërhyjë që në janar, siç raportohet nga Tuttosport dhe mund të vendosë të investojë te Maxime Esteve që aktualisht luan te Montpellier.
Verën e kaluar kërkesat nga klubi transalpin ishin 5 deri 7 milionë euro, por tani mund të jenë më të ulëta.
Nëse nuk arrihet te ai, skuadra e Stefano Piolit mund të mendojë për Konstantinos Koulierakis, aktualisht një lojtar i skuadrës së PAOK.