Gjatë një pjesëmarrje në “The Obi One Podcast”, John Terry ka folur për ëndrrën e tij për të drejtuar një ditë Chelsea-n, që sipas tij nuk ndo të realizohet kurrë:
Ish-kapiteni i Blues ka shpjeguar:
“Ëndrra ime e vetme që kisha kur u largova nga Chelsea ishte ajo që të kthehesha si trajner, por tani e di që nuk do të ndodhë. Më dhemb dhe do të jetë gjithmonë në mendjen time”.
Terry ka shpjeguar edhe se ka qenë mes kandidatëve për stolin e Newcastle në 2021-shin, pas shkarkimit të Steve Bruce:
“Kur jam larguar nga Aston Villa, kam aplikuar për 2-3 vende bosh dhe një nga takimet ka qenë me Newcastle. Më parë jam takuar me dy klube të League One (kategoria e tretë e futbollit anglez), por asnjë nga dy skuadrat nuk më mori.
“Gjëja interesante ishte se pronarët e dy klubeve për të cilat aplikova më kanë thënë se donin të luanin si Manchester City, por askush nuk mund të luajë si Manchester City. As Chelsea”.