Ivan Perishiq po bën mrekulli në procesin e shërimit të ti

Futboll

Ivan Perishiq po bën mrekulli në procesin e shërimit të ti

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 18:13
Ivan Perishiq

40 ditë më parë, Ivan Perishiç këputi ligamentet e kryqëzuara të përparme të gjurit të djathtë.

Vetëm një muaj pas një operacioni të komplikuar, ai po ecën pa paterica dhe stërvitet.

Perishiçi ka publikuar video duke ecur pa paterica dhe duke vënë peshë në këmbën e dëmtuar rëndë.

Gjendjen e yllit kroat po e përcjellë trajneri serb i fitnesit, Andrej Milutinoviq, i cili po e ndihmon në rikuperimin e tij.

Synimi i Perishiçit është rikuperimi për “Euro 2024” me Kroacinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat