Mesfushori i Tottenham, Yves Bissouma, ka thënë se Gavi, lojtari i ri i Barçës, do të bëhet një lojtar i madh.
Duke folur në kanalin e Youtube Kick Game:
“Pedri më kujton Iniesta-n.
“Kemi luajtur kundër Barcelona-s në fazën përgatitore dhe mënyra si ka luajtur më ka shtangur.
“Ata kishin De Jong dhe lojtarë të tjerë që janë të mirë, por të cilëve unë e di si t’ua marr topin.
“Nuk mund ta bëja me Pedri-n dhe e kam gjetur veten duke u kthyer ajtas dhe djathtas. Ishte një ndeshje miqësore dhe nuk mendoj se ai ishte në 100% të formës.
“Pas ndeshjes shkova tek ai dhe i thashë ‘ma jep fanellën, sepse do të bëhesh një nga mesfushorët më të mirë në botë'”.