Derbi i Madridit për një talent të vogël që aktivizohet te skuadra irlandeze Shamrock Rovers. Sipas asaj që raportohet nga Irish Mirror, si Real ashtu edhe Atletico i kanë sytë tek ai.
Najemedine Razi, mesfushori sulmues me origjinë algjeriane, por që aktualisht përfaqëson përzgjedhjen irlandeze U17, eshte duke mahnitur.
Talenti ka bërë tashmë debutimin e tij në ligën e lartë ndonëse modeste irlandeze, si dhe dy paraqitje në paraprake të Europa League.
Është Kampionati Evropian U-17 ku djaloshi u shfaq duke e çuar Irlandën në çerekfinale të turneut, duke shënuar edhe një gol dhe asistuar.
Për Razin ka interesim edhe nga klube angleze si Arsenali dhe Chelsea.