Legjenda e Chelseas John Terry e ka pranuar se asnjëherë nuk do të bëhet trajner i klubit londinez.
Edhe pse ai e ka nisur punën në akademinë e klubit, anglezi e ka pranuar se ëndrra për të drejtuar gjigantin londinez ka marrë fund.
“E kam kuptuar se asnjëherë nuk do të ndodhë”.
“Ëndrra ime e vetme kur u largova nga Chelsea ishte që të kthehesha si trajner, por tani e di që nuk do të ndodhë”, ka thënë ikona e “Bluve” të Londrës..