Mehmeti, i nënvleftësuari që po jep shpresë

Futboll

Mehmeti, i nënvleftësuari që po jep shpresë

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 11:58
Pamej nga prezantimi

Luixhi Di Biaxho iku bashkë me një lehtësim të barrës së pagave prej 300 mijë eurosh në sezon, shifër astronomike për kampionatin tonë e që nuk e përligjën absolutisht rezultatet në fushë: 7 pikë në 8 javë.

Në pankinë erdhi Dritan Mehmeti, me drejtuesit e klubit që u prirën të harrojnë si e larguan nga skuadra para fazës përgatitore, duke iu afruar këtë herë me shumë kortezi.

Tekniku sigurisht e kishte aq të fortë dëshirën për ti treguar sa shumë kanë gabuar me të, sa rrezikoi të shkelte edhe atë vijën e hollë të dinjitetit të nëpërkëmbur.

E tani, pas dy ndeshjesh në detyrë, renditja, pavarësisht se me pikë të barabarta me vendin e fundit, duket shumë më shpresëdhënëse.

I pamundur e me katër pikë më shumë, pasi kaloi derbin me Tiranën e Skënderbeun, të cilin pothuaj e arriti. Dinamo ka treguar stabilitet, lë për të dëshiruar për nga fiziciteti, në rënie të lirë pas një orë loje, por skuadra ka ndryshuar dhe Kaçorri e të tjerët po e ndjekin e më i kënaquri mes tyre duhet të jetë ai Lorenco Vila, që humbi hierarkitë javë pas jave, deri në kthimin e njeriut të shtëpisë, por që gjithnjë kanë harruar ta trajtojnë si të tillë.

Mehmeti, pasi i dha promocionin në Superiore, kur u thirr në detyrë në 27 shkurtin e kaluar, u largua me një të rënë të lapsit sepse u konsiderua jo në staturën e duhur për projektin e madh të Dinamos. Por projekti po rrezikon të dështojë dhe atëherë për ta shpëtuar sytë u kthyen nga i nënvleftësuari, njeriu që po i jep Dinamos shpresë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat