Të nominuarit për çmimin e trajnerit më të mirë të muajit tetor në Premier Ligë tani janë zbuluar.
Votimi është i hapur deri të hënën e 6 nëntorit në ora 13:00 (me kohën tonë lokale), për të zgjedhur për më të mirin e muajit mes Mikel Artetas, Unai Emeryt, Jurgen Klopp dhe Ange Postecoglou.
Votat e tifozëve do të kombinohen me ato të një paneli të ekspertëve të futbollit për ta vendosur fituesin, i cili do të zbulohet javën e ardhshme.
Mikel Arteta (Arsenal)
Tre ndeshje, dy fitore dhe një barazim – goldallimi +6
Unai Emery (Aston Villa)
Tre ndeshje, dy fitore dhe një barazim – goldallimi +5
Jurgen Klopp (Liverpool)
Tre ndeshje, dy fitore dhe një barazim – goldallimi +5
Ange Postecoglou (Tottenhami)
Tre ndeshje, tre fitore – goldallimi +4